Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Si mund të nisë Lufta e Tretë Botërore?

3 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Tim Culpan, Bloomberg

Ndoshta do të duhen vite para se të mbërrijmë në “momentin Franz Ferdinand”, por një sulm kibernetik ka potencialin të shkaktojë një luftë globale, të pakrahasueshme me asgjë që kemi parë deri tani.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte përtej ndërprerjeve të energjisë dhe internetit, kolapsit të sistemeve bankare, mungesave ushqimore apo ujit të helmuar. Në sulmin e fundit operativët e mbështetur nga kinezët shfrytëzuan dobësitë në Exchange Server të Microsoft Corp duke shkaktuar dëme në të gjithë botën, kryesisht midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Dy muaj më parë, administrata amerikane e drejtoi gishtin nga Rusia për një sulm të madh ndaj kompanisë së softuerit SolarWinds Inc ,që duket se synonte klientët e qeverisë amerikane. Fatmirësisht, deri më tani me gjithë dhjetëra sulme kibernetike të ndodhur midis superfuqive gjatë 2 dekadave të fundit, bota ka vazhduar që të rrotullohet sipas boshtit të saj dhe jeta për shumicën e njerëzve ka vazhduar kryesisht e papenguar. Por kjo mund të ndryshojë në çdo moment.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Problemet po zienin tashmë në Evropën e fillimit të shekullit XX-të, teksa kombe të ndryshme garonin për epërsi dhe filluan që të armatoseshin në pritje të konfliktit të madh. Ndaj, vrasja në qershor të vitit 1914 e Kryedukës Franz Ferdinand, trashëgimtarit të supozuar të fronit të perandorisë Austro-Hungareze, ishte shkëndija që ndezi “barutin e thatë” të tensioneve rajonale, duke shkaktuar një luftë në llogore që solli 20 milion të vdekur.

Edhe lufta globale kundër terrorizmit, u nxit nga një ngjarje e vetme. Kur Al-Kaeda filloi sulmet e saj në territorin amerikan më 11 shtator 2001, përplasja midis grupeve ekstremiste terroriste dhe Perëndimit ishte tashmë e ashpër.

Më tetor 2000 ishte sulmuar me bomba luftanija amerikane“USS Cole”. Reagimi amerikan do të shtrihej nga Afganistani në Irak, një territor që ka më pak si objektiv kontrollin mbi popullatën, se sa ideologjinë dhe burimet natyrore. Tashmë po përjetojmë një lloj të ri lufte.

Aty ku aktorët shtetërorë dhe gjysmë shtetërorë bëjnë luftë kundër viktimave si të synuara por edhe më gjerë, ku qëllimet specifike janë të paqarta – ndoshta përçarje, vjedhje e teknologjisë dhe informacionit, apo edhe frikë e përgjithshme, pasiguri dhe dyshim – armët kryesore janë rreshtat e kodit të një softueri.

Ky stil beteje ka viktima, identiteti i të cilave nuk dihet gjithmonë, dhe autorë që e fshehin punën e tyre. Për shembull, merrni Kinën. Shpejtësia me të cilën Pekini mohon një sulm, është shpesh e kundërt me fajësinë e saj të mundshme.

Apo SHBA-në për të njëjtën çështje. Që në vitin 2005, ajo bashkëpunoi me Izraelin për të lëshuar virusin “Stuxnet”kundër programit iranian të pasurimit të uraniumit. Ndërsa asnjëri nuk e ka pranuar zyrtarisht rolin e tij, edhe ata kanë qenë gjithashtu të zhurmshëm në hedhjen poshtë të akuzave ndaj tyre.

Por ekziston një paralele e pazakontë që duhet të bëhet midis armatimit kibernetik dhe atij bërthamor. Kur SHBA-ja hodhi2 bomba atomike në Japoni në vitin 1945 dhe i dha fund luftës në Paqësor, u rrit frika se mund të kishte sulme edhe më shkatërruese,teksa vende

si Bashkimi Sovjetik, Britania, Franca dhe Kina zhvilluan aftësitë e tyre bërthamore.

Gjithsesi e kundërta ishte e vërtetë, duke i dhënë shkas konceptit të Shkatërrimit të Sigurt Reciprok,si një arsye pse duhet të praktikohej frenimi në raportet midis fuqive të mëdha.

Sidoqoftë, në rastin e një lufte kibernetike, vendet nuk duket se janë të gatshme që të pranojnë aftësitë e tyre apo përdorimin e një arme të tillë. Siç shkruante “The New York Times” në vitin 2012, presidenti i atëhershëm Barack Obama hezitoi të bënte publik rolin e SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, nga frika se duke e bërë këtë do t’i lejonte kombet e tjera, terroristët apo edhe hakerat që të justifikonin veprime të ngjashme.

Ka të ngjarë që Pekini të ketë të njëjtën pikëpamje, duke mohuar shpejt dhe në mënyrë të përsëritur akuzat të tilla edhe kur gjurmët e “gishtave” të tij duket se janë në të gjitha sulmet. Në fakt, Obama dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping njoftuan në vitin 2015 një armëpushim mbi spiunazhin ekonomik kibernetik – një detantë me një hapësirë ​​në dukje të kufizuar.

Por ndërprerja zgjati më pak se 4 vjet,pas akuzave se Kina kishte rinisur sulmet e saj. Por as SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë gjasa të kenë hequr dorë nga sulmet pirate. Kësisoj,aftësitë kibernetike do të rriten dhe sulmet do të vazhdojnë.

E vetmja gjë që mungon është që një sulmi i tillë të shkojë shumë larg, dhe të shkaktojë një kundërpërgjigje të përmasave të mëdha, çka mund të sjellë një sërë reagimesh zinxhir, me hakmarrje të shumta dhe të vazhdueshme kibernetike që paralizojnë rrjetet energjitike, transmetimin e të dhënave, bujqësinë, rrjedhën e informacionit, sistemet e transportit dhe zinxhirët e furnizimit me ushqime.

Ndërsa kësaj lufte, mund t’i mungojë reja në formë kërpudhe e një bombe atomike, apo forca shpërthyese e goditjeve me raketa, shkatërrimi mund të jetë po aq i përhapur, dhe madje mund të çojë në një konflikt ushtarak.

Është kjo arsyeja pse shpresa më e mirë mund të jetë që ekuivalenti kibernetik i armëve bërthamore të zhvillohet dhe të zotërohet – dhe kjo gjë të pranohet publikisht – nga të gjitha fuqitë kryesore. Kjo gjë do të tregonte se të gjithë kanë potencialin të shkaktojnë aq shumë trazira dhe shkatërrime saqë përdorimi i tyre do të ishte i pamundur.

Megjithatë, vetëm ekzistenca e tyre mund të risjellë edhe një herë në mendjen konceptin dhe frikën e shkatërrimit të sigurt të ndërsjelltë, dhe përfitimin e tij paradoksal: paqen./abcnews

Tags: BoteluftaLufta e Trete BoteroreSulm
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Të rriturit përleshen për shkak të fëmijëve, policia i arreston dy gra të cilat i penguan gjatë kryerjes së detyrave

Lajmi tjetër

Një recetë për detoksifikimin e organizmit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM