Akullorja është një nga arsyet pse shumë njerëz e duan verën.
Por si ndikon në shëndetin e njeriut ngrënia e akullores?
Më poshtë Fol Drejt ju sjell disa nga dobitë e ngrënies së akullores,
Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Nëse e shmangni akulloren sepse nuk doni të shtoni peshë, mund t’ju ndryshojmë mendjen. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se gratë që konsumonin të paktën një produkt të përditshëm të qumështit me yndyrë të plotë, të tillë ai akullorja, shtonin më pak peshë se ato që bënin të kundërtën.
Përmban ushqyes të rëndësishëm.
Nuk e mohojmë që akullorja nuk është saktësisht një ushqim i shëndetshëm. Përbërësit kryesorë janë kremi, qumështi, sheqeri dhe aromatizuesit. Duke patur këtë parasysh akullorja e furnizon trupin me një pjesë të vogël të ushqyesve kyç, duke përfshirë kalçiumin, fosforin, kaliumin dhe vitaminën B. Ajo gjithashtu siguron një sasi të mirë të proteinave, e cila është e rëndësishme në riparimin e indeve dhe rritjen e qelizave.
Ju bën të buzëqeshni
E keni pyetur veten pse ndiheni pak më të lumtur pas çdo luge akullore? Nuk ndodh kështu vetëm për shkak të shijes së mirë. Studiuesit e Institutit të Psikiatrisë në Londër gjurmuan aktivitetin e trurit të njerëzve që konsumonin akullore me vanilje. Sapo gëlltitën akullore, te pjesëmarrësit u vu re një efekt i menjëhershëm në një zonë të trurit të quajtur korteks orbitofrontal, një qendër kënaqësie që aktivizohet kur njerëzit kënaqen./FolDrejt/