Aksidenti i cili ndodhi dje në rrugën nacionale M9 Prishtinë – Pejë, përfundoi me një të vdekur, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, drejtuesja e automjetit, kishte humbur kontrollin ndërsa ishte duke vozitur dhe si pasojë, ishte rrokullisur disa herë.
“Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj ” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se:
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.”/FolDrejt/