Sipas raportit 24 orësh mbrëmjen e djeshme në Podujevë pas një mosmarrëveshje në trafik është goditur me thikë një person, transmeton Fol Drjet.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk i ka mbijetuar sulmit.
“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia./FolDrejt/