Artikulli më poshtë është i Janne Toivonen, publikuar në mediumin kombëtar publik finlandez, Yle, përkthyer nga Klan Kosova.
Evropa ka ndryshuar me një ritëm mahnitës në vetëm pak javë.
Lufta ka bërë që të rriten buxhetet për mbrojtje, e Rusisë i ka kushtuar me prishje të marrëdhënieve.
Ky artikull shfaq në hartë ndryshimin që ka ndodhur në Evropë si pasojë e zhvillimeve të fundit.
Këto ndryshime janë komentuar nga Timo Miettinen nga Universiteti i Helsinkit dhe Juha Jokela drejtoreshë e Programit të BE-së në Institutin e Politikës së Jashtme.
1.Shtetet nordike: NATO-ja tërheq dhe eksporton – një ndryshim historik
Invazioni rus do ta ndryshojë politikën e jashtme mbi të gjitha në shtetet nordike. Në Finlandë, përkrahja e NATO-s është rritur prej mbi 20 për qind sa ishte para luftës, në mbi 60 për qind, ndërkaq në Suedi nga 30 për qind në 50 për qind.
Finlanda dhe Suedia, mes ndihmave të tjera, kanë dërguar armë në Ukrainë – Suedia për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Danimarka po ashtu po i konsideron ndryshimet. Një referendum në qershor do të vendos nëse danezët do t’i bashkohet politikës së jashtme të BE-së.
Norvegjia dhe Islanda nuk kanë biseduar për anëtarësim në BE, teksa Norvegjia është në vijën e BE-së në sanksione dhe politikë të jashtm, por është e kënaqur me pozicionin e vet actual, sipas Jokelës.
Ndërkaq, marrëdhëniet e ngushta të Filnandës me Rusinë po prishen.
2.Baltik: Shkëputje nga energjia ruse, rritje e peshës në BE
Shtetet baltike ishin të parat në BE që ndaluan së bleri gazin natyral nga Rusia.
Ata po mundohen t’ia dalin me rezervat e gazit të Letonisë dhe terminalin e Lituanisë. Finlanda dhe Estonia po planifikojnë që ta japin me qera një anije të përbashkët LNG. Marrëveshja NATO-Rusi e 1997-ës e parandalonte një gjë të tillë, mirëpo kjo marrëveshje është braktisur.
Rëndësia e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në BE janë vënë në spikamë. Ato e kishin parashikuar krizën dhe e kishin parë kërcënimin nga Rusia më afër se sa shumë shtete anëtare.
Kjo e thekson pozicionin e Baltikëve, thotë Jokela.
3.Gjermania dhe fqinjët e saj: Turpi i madh është lënë prapa, thyhet neutraliteti i Zvicrës
Ndryshimi në Gjermani është më i madhi që nga rënia e Murit të Berlinit më 1989.
Gjermania po e rrit buxhetin e mbrojtjes për 100 miliardë euro dhe e ka lejuar eksportimin e armëve. Gjermania nuk militarizohej për shkak të turpit të madh në epokën naziste, por tani duhet të marrë përgjegjësi të mëdha për mbrojtjen evropiane.
Ndërkaq për pozicionin që do ta marrë kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, kjo ende mbetet mister.
Ndërkaq, Zvicra e ka thyer neutralitetin tradicional duke i vënë sanksione Rusisë dhe duke i ngrirë fondet ruse prej miliardash.
4.Evropa Perëndimore: Britania i vë paratë ruse mbi supoet e saj
Britania e Madhe shfaqi lidership duke dërguar mijëra armë anti-tanke për Ukrainën para se të fillonte lufta. Roli i këtij shteti si anëtari më aktiv i NATO-s në Evropë është fuqizuar.
Përgjatë shekullit 21, Londra është njohur si qendra e parave dhe oligarkëve rusë. Tani ahengu duket se ka marrë fund. Britania po e pastron veten nga tentakulat e parave ruse – të cilat mendohen të kenë qenë në shifra të mëdha në vitet e hershme të të 2000-tave.
Kriza po ashtu ka treguar që Britania nuk e ka më rolin e urës midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që nga Brexiti.
Administrata amerikane ballafaqohet direkt me BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Britania e ka humbur rolin e saj tradicional, thotë Jokela.
5.Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia: Pa dyshim në taborin perëndimor, përpos Hungarisë
Blloku më interesant i katër të ashtuquajtura shtete të Visegradit është Hungaria. I ka përkrahur sanksionet e BE-së, edhe pse kryeministri Viktor Orban është shoku i ngushtë i Putinit në Perëndim dhe e ka bllokuar transportin e armëve në Ukrainë përmes Hungarisë.
Mbështetja e Orbanit për Rusuinë po e tëhuajëson Hungarinë nga fqinjët e sj dhe po e nxit një përleshje konstante me pjesën tjetër të BE-së.
Ekziston frika se Hungaria do të shkojë rrugës së vet, qoftë duke e penguar apo ngadalësuar vendim-marrjen e përbashkët, ka thënë Miettinen.
Zhvillimi i demokracisë në Poloni, sikurse në Hungari, ka shkaktuar telashe në BE. Sidoqoftë, që prej invaziont rus, Polonia është pozicionaur bindshëm me Perëndimin.
Si fqinj kryesor i Bjellorusisë, Polonia është lokacion kyç i forcave të NATO-s.
6.Ballkan: Vijat ndarëse të rajonit të rreckosur janë të dukshme
Lufta mund ta largojë Serbinë nga rruga drejt BE-së.
Serbia po aplikon për anëtarësim në BE e që është disa vite larg. Por presidenti Alekasndër Vuciq, është aleat i Putinit. Shtetet simpatizojnë me njëra-tjetrën, dhe Serbia është tërësisht e varur nga Rusia për import të energjisë.
Serbia ka votuar në favor të rezolutës kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara, por nuk i ka vënë sanksione Rusisë përkundër kërkesave të BE-së. Ndërkaq tash ky shtet duhet të zgjedhë një anë.
Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, të cilat janë shtete anëtarë të BE-së, nuk kanë parë shumë ndryshim, por përndryshe kriza ka përkeqësuar tensione të fshehta në Ballkan. Bosnia e rreckosur përbënte shqetësim edhe para luftës.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë më të qartat për sa i përket pozicionimit në vijën perëndimore. Kjo i riafirmon aspiratat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Verut për anëtarësim në BE, dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim zyrtar.
7.Evropa Jugore: Larg nga bota e Kavalës?
Shtetet mesdhetare i kanë pësuar ndryshimet më të vogla deri më tash.
Ngarjejt në Ukrainë janë edhe gjeografikisht larg. Të qenët afër me Afrikën, në anën tjetër, nënkupton që energjia e Rusisë është më lehtë e zëvendësueshme se sa për Gjermaninë, thotë Miettinen.
Në Itali, kryeministri Mario Draghi, ka vendosë ta shkëputë Italinë nga varësia prej Rusisë.
Megjithatë, shoku më i madh është ai mendor
Edhe pse Evropa është e pajisur mirë, shoku më i madh ka qenë ai mendor.
“Evropa besonte në ndërpavarësi, që lidhjet e fuqishme të krijuara nga tregu krijonin stabilitet në të dyja anët”, thotë hulumtuesi nga Akademia, Timo Miettinen nga Universiteti i Helsinkut.
Papritmas, ishte lehtë të vendosej që BE-ja mund të eksportonte armë te një shtet në gjendje lufte.
Sanksionet ekonomike janë ende veprimi më i madh, por lufta është afruar aq shumë sa që konsideratat e mëparshme të eksportit të armëve as që mbahen mend, thotë Juha Jokela.