Në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një grabitje e armatosur, transmeton Fol Drejt.
Njëri prej të dyshuarve ka shtënë në drejtim të pronarit të lokalit, të cilin e ka plagosur rëndë. Viktimës, më pas, i është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar i Spitalit të Mitrovicës.
Për më shumë, lexojini detajet e raportit:
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 28.12.2021-22:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja.”
Me vendim të prokurorit, sipas raportit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje./FolDrejt/