Spanja ka njoftuar një seri të re masash, duke përfshirë heqjen e taksës së vlerës së shtuar për ushqimin bazë, si buka dhe qumështi, për të ndihmuar në lehtësimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi masat në një fjalim të fundvitit.
Qeveria tha se do të ulë gjithashtu TVSH-në e vajit të gatimit dhe makaronave nga 10 përqind në 5 përqind.
Ai tha se qëllimi ishte “të mbrohej klasa e mesme dhe punëtore duke pasur parasysh rritjen e kostos së jetesës, energjisë dhe ushqimit”./FolDrejt/