Irani ka bllokuar internetin në pjesë të Teheranit dhe Kurdistanit dhe ka bllokuar aksesin në Instagram dhe WhatsApp, në një përpjekje për të frenuar protestat në rritje, pas vdekjes së gruas 22-vjeçare përderisa ishte në paraburgim, shkak i veshjes së shamisë në një mënyrë jo të përshtatshme me ligjin.
Protestat, të cilat filluan më 16 shtator, nuk janë ndalur që atëherë dhe vetëm sa po rriten. Sot, protestuesit dogjën stacionet e policisë dhe automjetet në disa qytete.
Kjo vjen pasi demonstratat kundër regjimit u përhapën në hapësirën kibernetike, me video të grave që djegin hixhabet e tyre duke u bërë virale. Gra të tjera kanë postuar video emocionuese në të cilat presin flokët në shenjë proteste nën hashtagun #Mahsa_Amini.
Aktivistët thanë se gruaja kishte pësuar një goditje fatale në kokë, një pretendim i mohuar nga zyrtarët, të cilët kanë shpallur një hetim. Policia vazhdon të thotë se ajo ka vdekur për shkaqe natyrale, por familja e saj dyshon se ajo i është nënshtruar rrahjeve dhe torturave.
Media shtetërore iraniane raportoi se deri të mërkurën tubimet në rrugë ishin përhapur në 15 qytete, me policinë duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke arrestuar për të shpërndarë turmat.