Rruga Mitrovicë-Leposaviq vazhdon të mbetet e bllokuar që nga mengjesi i sotëm.
Në një komunikatë për media, Ministria e Infrastrukturë ka kërkuar nga qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri.
“Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si”Shkëmbi i Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes.
Tutje bëhet e ditur se aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. /21Media