Në një aksident hekurudhor në Itali humbën jetën pesë punëtorë.
Mediat lokale raportuan se gjatë natës, një tren goditi punëtorët që po punonin për mirëmbajtjen e binarëve pranë stacionit Brandizzo në hekurudhën Torino-Milano, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Më vonë u konfirmua vdekja e pesë personave.
Sipas raportimeve, treni në momentin e aksidentit lëvizte me shpejtësi 160 kilometra në orë.
Prokuroria e Ivreas ka nisur hetimet për aksidentin, ndërkohë do të merret në pyetje edhe drejtuesi i trenit që goditi punëtorët.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Matteo Salvini, e cilësoi aksidentin si një tragjedi të tmerrshme dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e punëtorëve të vdekur./FolDrejt/