Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar më shumë se 1000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit, njoftoi dje presidenti Volodymyr Zelensky.
“Si pjesë e operacioneve të vazhdueshme të mbrojtjes, heronjtë tanë kanë çliruar tashmë dhjetëra komunitete,” theksoi Zelensky gjatë fjalimit të tij mbrëmë.
“Në total, më shumë se një mijë kilometra katrorë të territorit tonë janë çliruar që nga 1 shtatori”, këmbënguli kreu i shtetit.
Zelensky konfirmoi gjithashtu rimarrjen e qytetit Balakliya , në rajonin e Kharkiv, duke siguruar se kundërsulmi në pjesën lindore të vendit po përparon./abcnews.al/