Çrregullimet hormonale janë të shpeshta dhe shumë njerëz kanë probleme me to.
Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve, përcjell Fol Drejt.
Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë.
Simptomat më të dukshme kur keni çrregullime hormonale:
Aknet: Shpërthimet e akneve mund të jenë rezultat i kujdesit jo të duhur të lëkurës, një diete të paekuilibruar ose ciklit menstrual. Sidoqoftë, nëse puçrrat janë bërë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm, ndoshta është një simptomë e një çrregullimi hormonal.
Lodhja: Lodhja kronike mund të jetë një shenjë se hormonet tuaja nuk janë në ekuilibër. Edhe ata që flenë 8 orë mund të duken vazhdimisht të lodhur. Një nivel i lartë i progesteronit mund të jetë fajtor për këtë. Një test i thjeshtë i gjakut do të ndihmojë për të matur përqendrimin e progesteronit në gjakun tuaj.
Shtimi në peshë: Shumë njerëz luftojnë me peshën e tyre gjatë gjithë jetës, duke iu rezistuar dëshirave për ushqim dhe duke bërë sport. Problemet e lidhura me hormonet ka shumë të ngjarë të jenë shkaku i kësaj padrejtësie./FolDrejt/