Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur, me ç’rast një person, pas mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshorten në Gjermani, ka ushtruar dhunë ndaj saj pasi që kanë hyrë në kufirin e Kosovës.
Rasti është raportuar në polici ditën e djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari gjithashtu i ka marrë viktimës edhe dokumentet, ndërkaq raportohet se nuk ka të arrestuar, por që rasti është nën hetime./FolDrejt/