“Si ta thyej krahun në shtëpi” po bëhet një trend kryesor në Google në Rusi, pasi Presidenti i vendit Vladimir Putin bëri thirrje për rekrutim të pjesshëm.
Duket se pas njoftimeve të presidentit rus , kërkimet në Google për aksident në shtëpi u rritën në Rusi, sipas NewsWeek . Kjo është një “zgjidhje” ekstreme nga disa rusë për të shmangur luftimet në Ukrainë, shkruan protothema.gr, transmeton Fol Drejt.
Google Trends rendit termat e kërkimit nga zero në 100, ku zero përfaqëson pikën më të vogël të interesit dhe 100 më shumë. Kështu, sipas të dhënave nga Google Trends, pas fjalimit të Putinit, kërkimi i shprehjes “si të thyesh krahun në shtëpi” ka pasur një rritje dramatike , duke arritur numrin 38 të shkallës, ndërkohë që para njoftimeve, kërkimi për këtë frazë ishte në 0!
Fjalimi i Putinit për rekrutimin e pjesshëm
Kujtohet se rekrutimi i pjesshëm në Rusi është paralajmëruar të mërkurën në mëngjes nga presidenti i vendit, Vladimir Putin, në fjalimin e tij që pritej të martën në mbrëmje.
Në përpjekje për të shpjeguar arsyetimin pas njoftimit të tij, ai tha se “ushtria po lufton operacionet perëndimore në një front prej më shumë se 1000 km në Ukrainë”. Siç tha ai, vendimi është marrë “për të mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial si dhe sigurinë e qytetarëve”. Presidenti rus kërcënoi edhe një herë se do të përdorë armë bërthamore, duke thënë “Unë nuk po bëj bllof!”.
Putin në fillim të mandatit të tij akuzoi Perëndimin për luftë kundër Rusisë në Ukrainë që nga viti 2014. Ai argumentoi se vendimi për të nisur një operacion ushtarak ishte zgjidhja e vetme e mundshme pasi Perëndimi refuzoi të lejonte një zgjidhje paqësore “të problemit të Donbasit. “./FolDrejt/