Është koha ideale për përgatitjen e marmalatës së kajsive, pasi është stina ku tregjet janë të mbushura plot me këto fruta të ëmbëla.
Një ëmbëlsirë e thjeshtë, me aromë dhe shije fantastike.
Ideale për t’u konsumuar mëngjeseve me bukë të thekur, gjalpë e qumësht, por edhe për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit në çdo moment të ditës.
Më poshtë gjeni mënyrën e përgatitjes së marmalatës të kajsisë në shtëpi.
Përbërësit
1 kg kajsi
400 gram sheqer
lëngun e 1 limoni
Përgatitja
Për të përgatitur marmalatën e shijshme të kajsive filloni me përzgjedhjen dhe larjen e tyre.
Pas këtij hapi vazhdoni duke i prerë kajsitë në copa të vogla.
Copat e kajsive trasferojini më pas në një tas të bollshëm. Aty shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit. Lërini të pushojnë për rreth 4 orë.
Pas kësaj kohe gatuajeni përzierjen për 40 minuta.
Pasi kajsitë të jenë zbutur, me ndihmën e një mikseri dore përpunoni masën për ta kthyer në formë pureje.
Masën ruajeni nëpër kavanovë, duke i mbyllur mirë ato dhe duke i kthyer përmbys. Lërini kështu derisa të ftohen plotësisht.
Kujdesuni t’a mbani në një kavanoz hermetik dhe në ambiente të freskëta./AW/