Tashmë libraritë dhe shpërndarësit e librave e kanë hapur një llogar.
Ka ikur koha kur TikTok ishte vetëm një aplikacion, i cili argëtonte adoleshentët. Industria e botimeve po merr gjithnjë edhe më shumë vëmendje në TikTok dhe po përdor “fuqinë e platformës” për të shitur libra, apo për të ndikuar te sa më shumë njerëz në mënyrë që të lexojnë botime nga më të ndryshme. Tashmë libraritë dhe shpërndarësit e librave e kanë hapur një llogari.
Por, si të filloni një BookTok?
1. Shkarkoni aplikacionin dhe hapni një llogari
Ju mund ta bëni këtë përmes disa mënyrave, duke përfshirë lidhjen me Facebook, Twitter ose një adresë Gmail. (Këshilla kryesore: zgjidhni një emër përdoruesi të mirë).
2. Editoni profilin tuaj
Duhet të dini se, nuk do të jeni në gjendje të shtoni atë që dëshironi në biografinë tuaj, derisa të arrini 1000 ndjekës. (Mund të krijoni një llogari biznesi për të hyrë në të më shpejt, por nuk rekomandohet, sepse mund të këni kufizime).
Fotoja ilustron mënyrën se si mund të editosh biografinë e profilit në TikTok
3. Navigoni në butonin “home”
Në këtë pikë TikTok-u ndryshon shumë nga platformat e tjera, pasi do të shfaqen informacione dhe përmbajtje që ty ndoshta nuk të interesojnë. Mirëpo është algoritmi, ai i cili po supozon se, çfarë ju pëlqen bazuar në atë që mund të analizojë për ju nga interneti. Por në momentin që ju angazhoheni duke shikuar, pëlqyer dhe komentuar do të fillojë të shfaqë materiale, sipas interesave tuaja. Nëse e merrni seriozisht dhe dëshironi të keni një BookTok dhe të shmangni çdo përmbajtje tjetër, mund të ndiqni disa BookTokers dhe të filloni me krijimin e videove, ku do të shpërndani informacion rreth librit që doni të reklamoni.