Sipas ekspertëve të lëkurës, aknet shkaktohen për shkak faktorëve të ndryshëm, duke i përfshirë: prodhimi i yndyrnës e cila i bllokon poret, prezenca e bakterieve në pore dhe lëkurë etj.
Për këtë arsye këtu i gjeni disa këshilla që lehtë mund të i ndjekni në mënyrë që t’i parandaloni aknet në lëkurë.
Lani fytyrën tuaj 2 herë në ditë.
Përdorni një pastrues fytyrë dhe ujë të nxehtë. Shmangni mbi larjen sepse mund të shkaktoj tharje të fytyrës.
Pastroni gjithçka që prek fytyrën tuaj.
Siguroheni që jeni duke pastruar gjithçka me të cilat ka kontakt lëkura juaj. Kjo përshinë: çarshafët, dritaret, brushat e grimit, duart, dhe ekranin e telefonit tuaj.
Shmangni sfungjerët për fytyrë.
Nëse fytyra juaj ka më shumë tendencë për akne, duhet të i menjanoni përdorimin e sfungjerëve sepse kjo vetëm sa e shtynë fytyrën të i qet në pah aknet.
Siguroheni që flokët e juaja janë të pastruara
Pastroni flokët rregullisht, që të siguroheni që jeni duke e hequr qafe yndyrnën e tepërt.
Qëndroni larg produkteve me vaj dhe përdorni krem për diell
Është e rëndësishme të mbroni fytyrën tuaj nga ekspozimi direkt ndaj diellit. Siguroheni që të përdorni një krem për diell që nuk përmban vaj.