Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk njeh papunësinë dhe krizën, ishte një slogan i dokumentarëve enveristë në kohën e komunizmit shqiptar, informon foldrejt.com. Por kjo ka një arsye.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës asnjëherë nuk është mësuar gjë për ushtrinë dhe aq më pak për fondet që caktoheshin për mbrojtjen, pa folur pastaj për ato të destinuara për Ministrinë e Brendshme, shtet i vërtetë brenda shtetit. Vjetarët statistikorë, edhe pse mund të shërbenin shumë pak, nuk u shtypën kurrë rregullisht. Kurrë nuk u bë e njohur për shkallën e inflacionit dhe papunësisë.
Vetëm në muajin Mars 1991, dhe krejt rastësisht, u mësua se Shqipëria kishte një borxh prej 350 milion dollarësh (“Jemi i vetmi vend pa borxhe”, ishte lëvdata tjetër e shtetit-parti), një deficit prej 320 milion dollarësh, si dhe 90 mijë të papunë. Kjo ishte sebep për eksodin e madh të shqiptarëve që do largoheshin drejt Italisë dhe Perëndimit në përgjithësi për një jetë të panjohur, por të bindur se ishte më mirë se në Shqipërinë komuniste./Foldrejt.com
Vërejtje: Për më tepër mund të lexoni librin “Një ankth gjysmëshekullor” të Amik Kasoruho.