Rasti i 12 vjeçarit, i cili ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vushtrri, është duke u hetuar, transmeton Fol Drejt.
Në polici vdekjen e viktimës e ka raportuar vëllai i tij.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia./FolDrejt/