Familjarja e 15 personave nga Gjilani, të infektuar me virusin Covid-19 ka treguar detaje të ngjarjes se si erdhi deri në infektimin e familjarëve përnjëherë.
“Dy nga vajzat e infektuara kanë ardhur me datën 8 mars në vendlindje nga Gjermania. E gjithë familja kemi pasur kontakte me to. Në fillim kanë menduar se është grip sezonal, mirëpo me kalimin e kohës iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe kanë shkuar që të bëjnë analizat”, ka deklaruar ajo në një prononcim për Portali.info.
Ajo, ka treguar edhe simptomat e para, ndërsa ka thënë se tek disa familjarë gjendja momentale nuk është e rëndë.
“Gjendja momentale e familjarëve në spital nuk është shumë e rënduar, mirëpo pritet që ditëve të ardhshme të ketë ndërhyrje me frymëmarrje artificiale”, ka thënë ajo për Portali.info.
Kujtojmë se deri më tani numri total i të prekurve me Koronavirus në vendin tonë ka arritur në 61. /PORTALI.info