Policia në Maqedoninë e Veriut ka dhënë detaje të reja lidhur me drogën që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme, 200 kilogramë marijuhanë në vlerë rreth 600 mijë euro. Linja ishte nga Kosova në Maqedoni me destinacion në vendet e BE-së. Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Kosova janë arrestuar.
“Në autostradën “Miqësia”, nga zyrtarë policorë gjatë kontrollit të automjetit “Opel Zafira”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.P. (51) nga Shkupi, u gjetën dhe konfiskuan valixhe me 55 pako me marijuanë. Njëkohësisht, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Touran”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.R. (30) nga Shkupi, janë gjetur qese të zeza me gjithsej 116 pako marijuanë.
Në konsultim me prokurorin publik, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale-Shkup, është bërë bastisje në shtëpinë e B.R., me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një qese me 29 pako marijuhanë, një peshore dixhitale dhe 11 fishekë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e E.A. është gjetur një pistoletë sinjalizuese “Ecol” 9 mm me karikator bosh, si dhe një pistoletë “Crvena Zastava” 9 mm me një karikator me 10 fishekë për të, ndërsa në oborr është gjetur një automjet pasagjerësh “BMW” i sjellë nga Republika e Kosovës pa dokumentacion përkatës, i cili është konfiskuar nga Drejtoria doganore për verifikim të mëtutjeshëm” mbyllet deklarata e policisë në Shkup./ Abcnews.al