Myslimanët nga pjesë të ndryshme të botës kanë filluar agjërimin e tyre edhe këtë vit, duke filluar që nga dita e shtunë, 2 prill.
Ata gjithashtu janë përgatitur për një muaj agjërimi dhe festimet që vijnë me të.
Gjatë muajit, myslimanët që agjërojnë zgjohen para lindjes së diellit për të ngrënë një vakt para agjërimit ose syfyr dhe e ndërpresin agjërimin në perëndim të diellit me iftar, shkruan Al Jazeera.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, së bashku me shtyllën e parë e Islamit që “Shehadeti”, pohimi i besimit, “Namazi” (lutjet e përditshme), Zekati (bamirësia), si dhe kryerja e pelegrinazhit të haxhit në Mekë, nëse është e mundur fizikisht dhe financiarisht.
Muaji fillon me shikimin e hënës së re dhe zakonisht pasohet nga një urim për të mirëpritur muajin e ri.
Dhe kombe të ndryshme kanë përshëndetje të personalizuara në gjuhën e tyre amtare. /Telegrafi/