Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka theksuar sot se siguria ushqimore vjen e para dhe kushdo që e shkel këtë pikë nuk do të ketë aspak tolerancë. Pas bllokimit të 41.7 tonë banane me cilësi jo të përshtatshme për konsum njerëzor ministri Çuçi tha: “Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon me cilësinë e produkteve që ne konsumojmë. Vlerësoj aksionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës për bllokimin e 41.7 tonëve banane me probleme për konsum njerëzor”.
Gjithashtu ministri inkurajon Autoritetin Ushqimor Kombëtar që të vijojë me punën që po bën për kapjen e ushqimeve që nuk mund të konsumohen.
Bananet konsumohen sidomos nga fëmijët dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Për këtë arsye duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e ushqimeve.