Mësuesja kërkon nga nxënësit që ta shkruajnë një ese me temë:
“t’i kërkojnë Allahut atë që dëshirojmë”.
Mësuesja me të kthyer në shtëpi, filloi t’i lexoj esetë, ndërkohë ia plasi vajit!
Rastisi të hyjë në shtëpi burri i sajë, i habitur me të qarat e sajë, e pyet ç’ndodhi?!
Ajo, tha: eseja e një nxënësi.
Urdhëro lexoje!
Nxënësi, shkruan:
Zoti im,
të lutem në këtë mbrëmje,
me kërkesë shumë të veçantë: më bën celularë!
Dëshiroj të jem në vend të celularit.
Dëshiroj të kem pozitë të veçantë në shtëpi!
Dëshiroj të jem në qendër të vëmendjes,
të më dëgjojnë duke mos më ndërprerë…!
Dëshiroj të më shoqëroj babi, kur vie në shtëpi nga puna,
nëna të ulet me mua, vëllezërit e motrat të shtyhen mes veti
se cili a cila do të më shoqëroj! Dëshiroj që familja ime të lërë gjithëçka anash,
të kaloj një pjesë të kohës me mua.
Zoti im!
Nuk po kërkoj shumë nga Ti, vetëm se dëshiroj të jetoj si celulari (telefoni)!!
Pasi që përfundoi leximin e esesë se nxënësit, burri u shpreh:
“Vërtetë fëmi i vetmuar, a, sa prindër të këqinjë”!!
Mësuesje, qajti për së dyti, dhe ajo tha:
“këtë ese e shkroi fëmiu ynë”.
Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj, dhe mos i lërini ata të vetmuar.