Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të dalë sot nga spitali San Rafaele në Milano, raportojnë mediat italiane.
Lideri i Forza Italia është shtruar në spital më 5 prill dhe do të largohet nga reparti i spitalit pas 44 ditësh shtrimi, sipas gazetës Mesaggero, përcjell Fol Drejt.
Sot në mëngjes, gazetarët filluan të mblidhen para portës së spitalit për të pritur Berlusconin./FolDrejt/