Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, ka ofruar një përditësim për të ardhmen e Joao Felixit, mes spekulimeve se ai do të largohet nga klubi në janar.
Felix po përballet me një të ardhme të pasigurt në Atletico, por u rikthye me gola të enjten, pasi Atletico Madrid u rikthye në La Liga me një fitore 2-0 ndaj skuadrës së poshtme Elche në stadiumin Wanda Metropolitano.
Simeone foli për Felix pas ndeshjes dhe nuk dukej plotësisht i bindur se sulmuesi do të ishte në klub për shumë kohë.
“Ndërsa ai është këtu, unë do të përpiqem të marr më të mirën nga Joao Felix për klubin,” u tha ai gazetarëve.
“Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.”, shtoi ai.
Drejtori ekzekutiv i Atletico Madrid, Gil Marin, ka pranuar tashmë se klubi do të shikojë shitjen e Felix-it nëse mbërrijnë oferta për portugezin. Chelsea thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit në huazim me një opsion ose detyrim për të blerë në një datë të mëvonshme.