Teksa nesër pritet të hyjë në fuqi vendimi për targat, i ndryshuar së fundmi nga Qeveria e Kosovës, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.
Për TV Pink, Simiq është shprehur se kryeministri Kurti sipas tij shihet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani.
Simiq ka vlerësuar se kryeministri Kurti sipas tij “dëshiron të cënojë paqen në mënyrë të drejtpërdrejtë, krijojë tensione” – është shprehur Simiq për TV Pink.
Tutje, ai ka thënë se që nga dita e parë kur filloi qeverisjen në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në mendjen dhe veprimet e tij.
“Që nga dita e parë kur filloi qeverisjen në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në mendjen dhe veprimet e tij. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe i Listës Serbe është normal dhe kjo më së miri pasqyrohet në paralajmërimin që dërguam para disa ditësh” – është shprehur Simiq.
Sipas tij, asnjë serb nuk heq dorë vullnetarisht nga shteti i Serbisë, kësisoj as nga targat e lëshuara nga ky shtet./FolDrejt/