Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha sot se serbët në Kosovë janë të përkushtuar për paqe dhe dialog, por se nuk duan të vuajnë terrorin dhe nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të kthehen kur të largohen nga shtëpia, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Asnjëherë nuk është vënë në dyshim vendosmëria e serbëve për të qëndruar dhe për të mbijetuar në Republikën e Kosovës, serbët për 20 vjet janë mësuar të vuajnë terrorin dhe jo vetëm atë, por edhe hipokrizinë e bashkësisë ndërkombëtare se përkundër qindra dënimeve që erdhën nga adresat e huaja, askush nuk përmendi se kombësia e djalit që tentuan të vrisnin është serbe, thjesht e prish narrativën për serbët e këqij, kriminelët dhe terroristët, të cilat regjimi i Albin Kurtit i propagandon vazhdimisht me ndihmën e mediave perëndimore”, tha Simiq për TV Prva.
Ai shtoi se protesta e djeshme e serbëve në Shtërpcë dërgoi një mesazh paqeje dhe se populli serb dëshiron të mbijetojë ose të qëndrojë në Kosovë, por edhe se çfarë ndodhi me Milloshin dhe Stefan Stojanoviqin, si dhe me Stefan Tomiqin, i cili u rrah brutalisht në Kllokot vetëm se po kthehej nga liturgjia, nuk duhet t’i përsëritet askujt./FolDrejt/