Simone Inzaghi nuk mund të jetë i qetë në stolin e trajnerit të Interit, nëse nuk dëshiron të largohet, ai duhet të nisë fitoret në vazhdimësi.
Interi ka fituar vetëm dy herë në pesë ndeshjet e fundit në Serie A. Napoli tashmë ka ikur shumë larg, ku tani kryeson me 18 pikë! Trendi i lojërave dhe rezultateve që Simone Inzaghi po vendos së bashku me skuadrën e Interit nuk është shumë premtues. Andaj karriga e tij po lëkundet. Sipas disa informacioneve, vendi i tij është i pasigurt, por sipas të tjerave, drejtuesit e klubit duhet të qëndrojnë me të deri në fund të sezonit.
Drejtuesit e Interit kanë zhvilluar një takim pikërisht për këtë temë. Për momentin, Inzaghi mbetet në pozicionin e tij, por për të mbijetuar duhet të ruajë vendin e dytë në tabelën e Serisë A dhe klubi pret që ai të eliminojë Porton në Champions League. Italianët fituan ndeshjen e parë ndaj portugezëve 1:0.
Inzaghi u bë trajner i Interit në vitin 2021, më parë ai drejtonte Lazion. Në sezonin e parë, ai ishte i dyti në ligën italiane. Antonio Conte, i cili supozohet të largohet nga Tottenhami, jozyrtarisht është kandidati kryesor për trajnerin e ardhshëm të Interit, transmeton Fol Drejt.