Kërkesat për pagën, Sindikata e Pedagogëve: Më 20 tetor, protestë kombëtare.
“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë,” u shpreh kreu i sindikatës Sandër Kovaçi. /abcnew.al/