Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ky institucion është pranuar në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore, transmeton Fol Drejt.
“Me datë 16.05.2023 dhe 17.05.2023, në Romë të Italisë është mbajtur kongresi i komisionit ekzekutivë të Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).Në këtë kongres ka marr pjesë kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës.”, shkruan në komunikatës e këtij organi.
Sindikata njoftoi se njëra nga pikat e punimeve të këtij kongresi ishte votimi për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP), ku të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro kanë votuar unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP.
“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore.”, thuhet tutje në njoftim. /Fol Drejt/