Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë, Zef Ndrejajt.
Kjo u kërkua për mosintervenimin e shpëtimit të foshnjës në rastin e vrasjes së nënës shtatzënë, Hamide Magashit, në oborrin e QKUK-së, përcjell Fol Drejt.
Ata përmes një komunikate kanë thënë që Kodi i Etikës e lejon që të kryhet një intervenim i tillë në kushtet në të cilat ka qenë rasti.
“Leni pallavrat dhe shfajësimet,
Nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për t’a nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë.
Një skalper është dashur. Kaq.
CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo.
Përveq kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë.
Nuk ka qenë vikitima në rrugë, në spital ka qenë t’a hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarshafa ?!!!!
Nuk ka pasur nevojë ajo foshnje për mbulimin e nënës së vrarë, mirëpo për neve si profesionist shëndetësor.
Drejtori i Gjinekologjisë urgjent duhet të dorëhiqet nëse ka sado pak moral, nëse nuk ka fije turpi dhe as moral, të shkarkohet menjëherë.
Qysh more nuk ju vjen turp se në çfarë pozicioni e keni vendosur të gjithë komunitetin shëndetësor vetëm për t’a ruajtur pozitën !?
Enlirat Duraku
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së
Nënkryetar”, u shprehën ata përmes një komunikate./FolDrejt/