“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., janë vetëm disa nga mbi 500 infermierët e larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje që të largohen gjatë vitit 2023 janë edhe rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë trend, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në komunikatën e Sinidikatës.
“Ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinika të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionistë që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve. Roli i tyre është kyç në funksionimin normal të punës… Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri”.
“Urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”.