Sindikatat franceze bënë thirrje sot për protesta të reja masive më 6 qershor kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.
Macron muajin e kaluar rriti moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64, pavarësisht grevave masive dhe protestave në të gjithë vendin.
Si rezultat, popullariteti i Macron ka rënë në nivele gati rekord gjatë protestave të “Jelekëve të Verdhë” 2018-2019 mbi rritjen e taksave të karburantit, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.