Ka rrjedhur në publik një draftligji i pagave. Bazuar në këtë draft që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, disa kategori kanë shprehur mospajtim me reagim të tillë të koeficienteve.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka reaguar ashpër ndaj këtyre publikimeve duke hedhur akuza ndaj ministrit të Shëndetësisë.
Syla ka kërkuar madje edhe dorëheqjen e ministrit Latifi pasi sipas tij ai po qëndron indiferent në raport me mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.
“Shprehim indinjatën tonë të thellë se ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj nga ky moment pasi që ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”.
“Z. ministër, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, është thënë në reagimin e kryetarit të FSShK-së.