Një burrë i dënuar për trafik droge u ekzekutua sot në Singapor, pavarësisht lutjeve të të afërmve dhe aktivistëve të tij për t’u falur.
Tangaraju Supia (46) u dënua për shitjen e më shumë se një kilogram kanabisi në vitin 2013, raporton Reuters.
Miliarderi britanik Richard Branson, një kundërshtar i njohur i dënimit me vdekje, tha se vendimi kundër Supias nuk i plotësonte kriteret për një dënim penal, sepse ai nuk ishte pranë drogës kur u arrestua, transmeton Fol Drejt.