Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong tha sot se partia e tij në pushtet ka “pësuar një goditje” për shkak të një sërë skandalesh duke përfshirë një hetim korrupsioni dhe dorëheqjen e disa ligjvënësve që kanë tronditur publikun në këtë qytet-shtet të njohur për politikën e tij stabile.
Në fjalimin e tij të parë në parlament lidhur me çështjet, ai tha se ministri i Transportit S. Iswaran, i cili është nën hetim nga agjencia shtetërore kundër korrupsionit, është ndaluar nga detyra deri në një njoftim të dytë dhe paga mujore prej 8,500 dollarësh, raporton Reuters.
Kryeministri tha se incidente të tilla me ministra janë të rralla dhe se Partia e Veprimit Popullor (PAP) në pushtet ka “zero tolerancë” për praktikat korruptive.