Danas ka raportuar se Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë – Ivica Daçiq, do të qëndrojë për dy ditë në Xhakartë të Indonezisë, ku pritet të marrë pjesë në Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), për të nënshkruar “Instrumentin e Aderimit (Serbia) në Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit në Azinë Juglindore”, transmeton Fol Drejt.
Serbia paraqiti një kërkesë zyrtare për anëtarësim në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në Azinë Juglindore në vitin 2013, dhe shtetet anëtare të ASEAN-it e miratuan atë në korrik të këtij viti.
Anëtarët e ASEAN janë Indonezia, Filipinet, Malajzia, Singapori, Tajlanda, Kamboxhia, Laosi, Vietnami, Brunei Darussalam dhe Mianmar.
Sipas RTS, fushat më të rëndësishme të ASEAN janë bashkëpunimi ekonomik, edukimi dhe zhvillimi i kontakteve, shkenca, teknologjia dhe inovacioni, zhvillimi i qëndrueshëm, ndërsa ASEAN zhvillon bashkëpunimin me vende të veçanta edhe në fusha të tjera.
Pranimi në atë marrëveshje hap mundësi për Serbinë për “dialog më të ngushtë, bashkëpunim dhe përfshirje në rrjetet dhe platformat e ASEAN-it dhe kontribuon në promovimin e bashkëpunimit thelbësor në fushat ekonomike dhe socio-kulturore të bashkëpunimit të Serbisë me atë bllok”, raportoi RTS.
Në Xhakartë, Daçiç është planifikuar të takohet me ministrat e jashtëm të Singaporit Vivian Belakrishnan, Malajzisë Zambia Adul Kadir, Kamboxhias Sok Chen Sofe, Vietnam Do Huang Viet dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ASEAN-it Kao Kim Hourn./FolDrejt/