Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byron e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme.
Ai u shpreh se konfiskimi i pasurive të tilla, duhet të jetë objektiv nacional, përcjell Klankosova.tv.
Selmanaj gjithashtu u shpreh se pos kësaj, duhet të ketë edhe barazi para ligjit si dhe siguri juridike.
“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional i të gjithëve, por poashtu barazia para ligjit, siguria juridike dhe sistem prokuroria të pavarur duhet të jenë objektiva më të mëdha”, u shpreh tutje Selmanaj./klankosova.tv/