Edhe pse çdo pjesë e ditës mund të jetë stresuese nganjëherë, ekspertët kanë arritur të llogarisin se cila orë e ditës është më stresuese për shumicën e njerëzve.
Sipas “The Healthy”, hulumtimi i kryer nga një grup shkencëtarësh në Londër, në të cilin morën pjesë dy mijë persona, tregoi se koha më stresuese për shumicën e të rriturve është rreth orës 7:23 të mëngjesit. Siç mund ta merrni me mend, kjo është për shkak të të ashtuquajturve stresorë të shpeshtë të mëngjesit, përcjell Fol Drejt.
Studimi tregoi gjithashtu se kishte pak ndryshim në kohën më stresuese të ditës në varësi të gjinisë.
Femrat zakonisht e hasin pengesën e parë të ditës pak më herët se meshkujt, pra në orën 7:50. Për meshkujt, treguesi i parë i stresit fillon pothuajse një orë më vonë, më saktë në orën 8:43.
Këto drama të mëngjesit madje mund të pengojnë produktivitetin tuaj gjatë ditës, shpjegojnë ekspertët që kanë punuar në hulumtim.
Sipas ekspertëve, stresi i mëngjesit më së shpeshti shkaktohet nga fakti se nuk bëjmë gjithçka në kohë në orët e hershme të mëngjesit. bllokimet e trafikut, gjetja e një vendi parkimi, përgatitja e mëngjesit për familjen dhe përgatitja për çerdhe apo punë janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen shumica prej nesh, të cilat të gjitha ndikojnë në nivelin e stresit./FolDrejt/