Nëse kërkoni lajme te mediat e huaja, kur flitet me pozitivitet për shqiptarët, zakonisht kjo lidhet me mikpritjen në natyrën e bukur shqiptare, artistët e mëdhenj, por edhe me futbollistët e famshëm. Por kur kemi lajme negative, kjo lidhet kryesisht me vjedhjen dhe së fundi me drogën dhe vozitësit e shpejtë (raserë).
Por cilët rajone të shqiptarisë njihen si më të njohura për vjedhje, sipas studiuesit të njohur shqiptar, Mid’hat Frashëri.
“Për fat të keq, vjedhja pandehet se është fort e përhapur në vendin tim dhe shqiptari ka marrë një emër si kusar; këtë emër mund ta ketë pasur edhe në kohët e shkuara, po sot gjithë armiqtë na e hedhin këtë sharje në fytyrën tonë si më të madhin fat të keq, disa vise të Shqipërisë janë të fëlliqur me këtë njollë çnderuese: në veri Luma, Dibra dhe Mirdita; në jug Labëria dhe Skrapari, shumë herë jepen pas vjedhjes dhe udhëtari nuk mund ta ndjejë veten e tij të sigurt në ato vende; shumë shpesh edhe vendet fqinje e pësojnë nga veprimet e tyre. Ata venë pas gjurmëve të moçme, tek të cilët vjedhja ishte një “hyner” dhe jo një turp. Sipas moralit të kohëve të Homerit dhe të Kohës së Mesme, kur vjedhja ishte njëfarë lufte, një e drejtë si shumë të tjera,” shkruan Mid’hat Frashëri në 1912, në ditarin e tij “Përshtypje Udhëtimi.”
A duhet të pajtohemi me mendimin e tij…?/Foldrejt.com