Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, për muajin Mars 2019 , lidhur me eksportet dhe importet e Shqipërisë me vendin fqinj Maqedoninë, kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Eksportet krahasuar me muajin Mars të një viti më parë, rezultojnë se kanë një rritje prej afro 200 milionë lekë. Ndërsa përsa i përket të dhënave të publikuara për tremujorin e fundit, rezulton se kemi një rritje me afro 300 milionë lekë.
Përsa i përket importeve rritja ka qenë shumë e lehtë ku nga 734 milionë lekë që ishte në mars të vitit të kaluar, këtë vit rezulton me 777 milionë lekë, pra një diferencë prej 30 milionë lekësh. Ndërsa në rang tremujori krahasuar me vitin e kaluar, rezulton se importet janë një rritje me sërish me rritje, përafërsisht 150 milionë lekë./Telegrafi.mk/