Vendi që e dëshiron më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Evropian është Shqipëria, sipas një grafik-u të publikuar nga Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Evropian.
Menjëherë pas Shqipërisë është Kosova, me dëshirën më të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Grafiku i referohet një sondazhi të fundit,
Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së.
Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, janë vendet ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE./21Media
Who wants in? 🇪🇺 pic.twitter.com/TIWQrsfhu6
— Tom Moylan (@moylato) September 12, 2022