Më shumë se 45,000 njerëz vdiqën në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt dhe numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë janë ende të zhdukur.
Sipas të dhënave të fundit, 39,672 njerëz vdiqën në Turqi, dhe më shumë se 5,800 në Sirinë fqinje, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ekipet turke të shpëtimit vazhduan të kërkojnë sot rrënojat, megjithëse shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta./FolDrejt/