Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse ka humbur 200 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe se numri i ushtarëve rusë të vdekur në luftë deri më sot ka arritur mbi 29.050.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës informoi për humbjet e ushtrisë ruse mes periudhës 24 shkurt-22 maj ndërsa thuhet se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur edhe 200 ushtarë të saj, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 29.050 ushtarë si dhe janë rrëzuar 204 avionë dhe 170 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 1.285 tanke, 3.141 mjete të blinduara, 599 topa, 201 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.194 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 470 mjete ajrore pa pilot (dronë). Gjithashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 107 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/