Të paktën 15 policë u plagosën sot kur autobusi në të cilin ndodheshin u përplas me një mjet shpërthyes në rrugë, njoftoi Ministria e Brendshme siriane.
Ministria deklaroi se policët po ktheheshin në kryeqytetin Damask nga provinca jugore Daraa dhe se bomba shpërtheu pranë qytetit Hirbet Ghazaleh, raportoi AP.