Një vajzë pesëvjeçare u përpoq të shpëtonte motrën e saj të vogël, duke u kapur nga bluza e saj, ndërsa ajo doli nga një ndërtesë e shkatërruar në Siri.
Momenti i tmerrshëm kur vajza 5-vjeçare siriane del nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar dhe mundohet dëshpërimisht të ndihmojë motrën e saj të vogël nga vdekja ndërsa e shtrëngon fort nga bluza, ka pushtuar rrjetin. Por, pavarësisht se ajo u mundua shumë, gjithçka mori fund, pasi vajza e vogël rrinte pezull mbi rrenojat, në një moment është lëshuar duke pësuar vdekjen tragjike.
Vajza 5-vjeçare, Riham është parë duke kapur rrobat e motrës së saj foshnje, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur që ajo të binte në humnerën e bombarduar.
Fotot tronditëse tregojnë momentin që ajo luftoi për të mbajtur të ndjerën, motrën e saj Tuqa, teksa rrinte pezull mbi një traversë.
Motra tjetër e vajzës ishte gjithashtu e bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së rrëzuar pas një sulmi ajror në Ariha, perëndim Idlib, nga forcat ruse apo siriane ditën e djeshme.
Babai Amjad al-Abdullah shikoi me tmerr në sy të gjithë situatën duke mos pasur mundësi të bënte asgjë pasi ishte i bllokuar nën rrënoja.