Sulmet me raketa ndaj fushave të gazit Omer dhe Kuniko ku janë vendosur forcat amerikanë janë kryer nga zonat ku tregojnë prani grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane në Deir ez-Zor.
Sulme me raketa janë kryer përreth fushave të gazit Omer dhe Kuniko ku janë vendosur forcat e SHBA-së në qytetin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se sulmet me raketa ndaj fushave të gazit Omer dhe Kuniko ku janë vendosur forcat amerikanë janë kryer nga zonat ku tregojnë prani grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane në Deir ez-Zor.
Gjatë sulme nuk ka pasur ndonjë dëmtim në fushat e gazit.
Ndërsa forcat amerikane kanë kryer goditje me artileri dhe raketa në drejtimin nga erdhën raketat.
Territoret e Deir ez-Zor që mbesin në lindje të Lumit Eufrat, ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste me mbështetje amerikane YPG/PKK, ndërsa qendra e qytetit dhe zonat rurale të saj ndodhen nën kontrollin e regjimit të Asadit dhe grupeve me mbështetje iraniane.
Rajonet në Deir ez-Zor ku grupet terroriste të mbështetura nga SHBA-ja dhe Iranit tregojnë prani, janë vënë në shënjestër shpesh kohët e fundit./FolDrejt/