Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u takua me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen.
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse, thuhet se gjatë takimit të mbajtur në Moskë u bisedua në mënyrë gjithëpërfshirëse rreth aspekteve aktuale të çështjes së Sirisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në takim iu dha një rëndësi e veçantë punimeve të Komitetit Kushtetues të Sirisë dhe u konfirmua rëndësia për vazhdimin e një dialogu ritmik dhe produktiv në këtë platformë negociuese.
Po ashtu në takim u diskutuan edhe çështjet për të inkurajuar normalizimin e situatës sociale dhe ekonomike në Siri, si dhe u theksua kërkesa për intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e projekteve për të siguruar sërish infrastrukturën sociale të Sirisë si nevojë e rezolutës 2642 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)./FolDrejt/