Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm, ka njoftuar parlamenti i këtij shteti.
Presidenti sirian Bashar al-Assad nuk pritet të përballet me opozitë serioze, pavarësisht konfliktit dhe krizës ekonomike në rritje.
Pas 10 vjetëve të luftës, Qeveria siriane kontrollon pjesën më të madhe të shtetit.
Si pasojë e luftës kanë vdekur rreth 400,000 persona dhe gjysma e sirianëve janë shpërngulur.
Zgjedhjet për pozitën e presidentit, me mandat shtatëvjeçar, do të mbahen më 26 maj, ka thënë kryeparlamentari Hamouda Sabbagh.
Kandidatët duhet të regjistrohen nga dita e hënë, derisa sirianët janë shtetit do të mund të votojnë nëpër ambasada deri më 20 maj.
Këto janë zgjedhjet e dyta që mbahen në këtë shtet gjatë luftës civile.
Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 2014 – të konsideruara nga opozita, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si jodemokratike dhe joligjore, Assad ka fituar 92 për qind të votave.
Për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2014, pas disa dekadash, dikush tjetër përveç familjes Assad është lejuar të garojë për president të Sirisë.
Megjithatë, të dy kandidatët nuk kanë qenë të njohur dhe kanë fituar pak vëmendje.